Revizioni, qindra të punësuar kanë marrë paga pa punuar




Njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë nëpunës civil, të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë kanë marrë paga, ndërsa nuk kanë ardhur në punë. Revizioni i brendshëm ka konstatuar se gjatë vitit 2016 këtyre personave u janë paguar gati 830,000 mijë euro, një shumë me të cilën është dëmtuar buxheti i shtetit.

Nga Qeveria njoftuan se me këtë është shkelur Ligji i Marrëdhënieve të Punës dhe Ligji për Nëpunës Administrativ.

Rasti do të shqyrtohet nga një Komision special, ndërsa nga qeveria thonë se përgjegjësia do të kërkohet si nga punëdhënësi ashtu edhe nga të punësuarit./alsat-m/




Be the first to comment

Leave a Reply