Rënia e temperaturave mbulon vendin nga bora, vështirësi kalimi në disa akse rrugore




Rënia e ndjeshme e temperatura me nisjen e kësaj jave, ka sjellë edhe reshje dëbore në disa zona të vendit.

Kështu mësohet se pasditen e kësaj të hëne, Juglindja e vendit është mbuluar nga dëbora.

Trashësia maksimale e borës në aksin Qafë Thanë-Pogradec dhe në aksin Korçë-Dardhë, ku ka arritur deri në 10 cm.

Po ashtu bora ka mbuluar edhe Voskopojën, e cila ka arritur rreth 5 cm trashësi, ndërsa në qytetin e Korçës trashësia ka arritur në 2 cm.

Ndërkohë raportohet se si pasojë e rënies së disa centimetrave dëbore në orët e mbrëmjes së të hënës, është krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafën e Llogarasë. Policia ka ndaluar lëvizjen e kamionëve të autobusëve.




Be the first to comment

Leave a Reply