Referendumet për refugjatët, lojë politike për mobilizim të votuesve




Më shumë se një vit pas përfundimit të valës së refugjatëvee, Maqedonisë po i ndodh një valë e referendumit kundër strehimit të refugjatëve. Shtatë këshilla komunale vendosën që banorët lokal të deklarohen, ‘për’ ose ‘kundër’ ndërtimit të vendbanimeve për refugjatët, në territorin e tyre.

Tendenca është që këto referendume të mbahen më 15 tetor, në ditën e zgjedhjeve lokale. Sipas drejtorit ekzekutiv të Organizatës Joqeveritare “Eurothink ” Ljupço Petkovski, referendumet janë vetëm një mbulesë për të mobilizuar anëtarët e VMRO-DPMNE-s në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata po humbasin në terren dhe qytetarët më nuk i njohin si dikush që mund ti zgjidh problemet e tyre. Prandaj trillojnë çështje të reja, që është një lajm i rremë. E bëjnë në mënyrë absolutisht të pafytyrë, gjë që nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë. Luhet me frikën e njerëzve, nxiten këto shqetësime, duke bërë një histori, por përshtypja ime është se ajo nuk do të ketë sukses”, tha Ljupco Petkovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”.

Petkovski tha se këto nisma do të nxisin kundër efekt, duke pasur parasysh se qytetarët kanë shumë probleme të tjera reale në vend.

Vendimi për referendum në lidhje me këtë çështje tani për tani është miratuar në Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Manastir dhe komunat e Shkupit, Aerodrom, Karposh dhe Gazi Babë. Në KSHZ nuk ka arritur ende asnjë nga këto vendime, që është kusht që komisioni të fillojë me organizimin e referendumit. Nga Qeveria disa herë kanë theksuar se nuk kanë asnjë plan për të ndërtuar vendbanime për refugjatët në Maqedoni.




Be the first to comment

Leave a Reply