Ratkoceri: Zaev falenderoj Lëvizjen BESA dhe ASH, ndërsa BDI e futi në grupin e 31 partive




Arben Ratkoceri, botues i gazetës KOHA, gjatë analizës së zgjedhjeve presidenciale që zhvillohet në TV21, potencoi një detaj të rëndësishëm nga fjalimi falenderues i Zoran Zaevit.

“Nëse e përcillni me vëmendje kryeministri Zaev në veçanti falenderoj opozitën shqiptare, Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët, ndërsa për BDI nuk dha ndonjë sinjal të veçantë por e futi në grupin e atyre 31 partive politike, që lë përshtypje se ai konsideron minor influencën e BDI në rezultatin zgjedhor”, tha Ratkoceri.