Rasti “Sazdovski”: Prokuroria kërkon dënime edhe më të mëdha për Belën dhe Demirin




Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot do të mbahet seancë publike për rastin “Sazdovski”. Lënda në këtë gjykatë ka të bëjë me ankesat e dorëzuara nga mbrojtja e të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri, të cilët në prill të vitit të kaluar u dënuan me nga 19 vite burg për vdekjen e Nikolla Sazdovskit. Për këtë vendim gjithashtu ka dorëzuar ankesë edhe Prokuroria e Shkupit, e cila nuk është e kënaqur me dënimin dhe kërkon dënim edhe më të lartë, respektivisht, dënim maksimal, informon Zhurnal.

Ngjarja mes të akuzuarve dhe Sazdovskit pati ndodhur në qershor të vitit 2018 në një stacion autobusi në Autokomandë. Së pari Sazdovski u dërgua në Qendrën Klinike por pas dhjetëra ditëve ai vdiq. Përpos dënimit me 19 vite burg, gjykata të akuzuarit i obligoi të paguajnë dhe dëm me të holla për familjen e Sazdovskit për dhimbjet që kanë përjetuar.

Mbrojtja nga ana tjetër thotë se kjo ngjarje gabimisht është vlerësuar si “Vrasje makabër”, duke shtuar se bëhet fjalë për dhunë dhe jo vrasje. Edhe ashtu kishte ndodhur në fakt, të rinjtë ishin përleshur dhe nga lëndimet e mara, Sazdovski ka ndëruar jetë pas disa ditëve dhe jo në vendngjarje.///Zhurnal.mk