Rashkovski: Qeveria e kaluar ka dhënë 800.000 euro paga për persona që nuk shkonin në punë




Sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski në Facebook profilin e tij ka publikuar dokumente me të cilat vërteton se Qeveria e kaluar ka harxhuar rreth 800 mijë euro për persona të cilët nuk janë paraqitur në punë, transmeton Zhurnal.

“Si janë harxhuar paratë tona. Tani më është ngritur procedurë disciplinore dhe varësisht nga rrjedhja e saj do të pasojë edhe procedurë e nevojshme gjyqësore. Është bërë dëm prej 800 mijë euro. Derisa dikush qeshet rreth rritjes së minimales, ushtarëve të tyre u kanë dhënë paga duke mos shkuar në punë”, shkruan Rashkovski./Zhurnal.mk




Be the first to comment

Leave a Reply