Rama: Ja dy vendimet e para që do të marrë qeveria e re




Dy vendit që do të marrë qeveria Rama 2 pasi të bëjë betimin do të jenë shpallja e  vitit të Skëndërbeut dhe lehtësimet e para të barës së burokracisë në zyrat e shtetit. 

Gjatë fjalës së tij në rubrikën “Komunikimi Javor”, shefi i qeverisë tha se me çertifikatën do të nisë eliminimi i dhjetra miliona udhëtimeve, radha e kontakeve me sportelet e zyrave të shtetit.

Rama:  Nesër në orën 10 do të marr fjalën në kuvend për programin e qeverisë dhe pas marrjes së besimit nga kuvendi, qeveria do të bëjë betimin dhe do të nisë menjëherë nga puna me mbledhjen epara e cila do të shpallë vitin mbarëkombëtarë të Skëndërbeut dhe do të vendosë për lehtësimet e para të barës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm.

Me çertifikatën do të nisë eliminimi i dhjetra miliona udhëtimeve, radha e kontakeve me sportelet e zyrave të shtetit, por ju lutem prisni edhe 2.7 ditë sic keni pritur 27 vjet dhe do dëgjoni jo më zotimin por vendimin për të nisur lehtësimin e ndjeshëm të jetës suaj nga stresi juaj i kontakeve të tepërta dhe të raskaptishme me zyrat e shtetit.




Be the first to comment

Leave a Reply