Qeveria i dha dritë jeshile projektit “Regjistrimi i popullsisë”




Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme diskutoi për projektin “ Regjistri i popullsisë “ nga i cili pritet që në të ardhmen të ndryshojë regjistrimi siç është rasti me disa vende të Evropës.

Qeveria i dha për detyrë Ministrisë  për shoqëri   informatike dhe administratës të realizojë dhe të përpunojë vendimin për Regjistrin qëndror elektronik  të popullsisë që deri në korrik të vitit 2018, i cili do t’i përmban fushat  e ndryshme të popullsisë së Maqedonisë , emër, mbiemër, gjuha, numri personal, gjinia, data  e lindjes (shteti, komuna, vendbanimi ), dokumentet personale ( lista e dokumenteve me të dhënat dhe numri, lloji, data e lëshimit , data e vlerjes , statusi, vendi i lëshimit ), nëna (numri personal) , babai (numri  personal),  adresa e vendbanimit (komuna, rruga, numri , banesa), adresa e përkohshme ( komuna, vendbanimi, rruga, numri , banesa), shtetësia (shteti, statusi, data e fillimit, data e vendosjes), statusi martesor, bashkëshort/e ( numri personal), shtetësia, vdekja, data e vdekjes, vendi i vdekjes (shteti, komuna, vendbanimi).

Qeveria poashtu e obligoi Ministrinë për Punë të Brendshme, Ministrinë për drejtësi dhe Drejtorinë për udhëheqje të librave amë. Enti shtetëror për statistikë , Ministria për Punë dhe Politikë Sociale  të drejtohen te Direktivës për mbrojtje të të dhënave personale si dhe Direktivës për siguri të informacioneve që më së voni në afat prej shtatë ditë të zhgjedhin përzgjedhin anëtar dhe zëvendës anëtar në grupin e punës për përgatitje të  projekt-ligjit  për Regjistër qëndror elektronik për popullsinë dhe projekt- ligj për shërbimet elekronike.




Be the first to comment

Leave a Reply