Qeveria do të vendos për të ardhmen e “Shkupi 2014”




Për të ardhmen e projektit “Shkupi 2014”do të vendos qeveria, tha ministri Alagjozovski në konferencën e sotme për shtyp me temë: “100 ditë qeveria e re në kulturë”.Sipas tij, në saj të kompleksitetit të projektit, vendosja e së ardhmes do të nis me faza, dhe grupi i punës gjatë analizës , javën që vjen do të jep propozimin e parë te kryeministri dhe ministri i kulturës.

 

“Prioritet do t’u jepen objekteve më të diskutueshme , meqë publiku i gjerë kërkon reagimin tonë.Bëhet fjalë për bustin e Andon Janev Qoseto, si dhe projekte të tjera që janë në faza të ndryshme të ndërtimit, ku krijohen implikacione financiare te buxheti i shtetit”, deklaroi Robert Alagjozovski , ministër i kulturës. Ministri për kulturë deklaroi se shërbimet e inspektimit për 100 ditë kanë vërtetuar dëm në buxhetin për kulturë nga qeveria e kaluar nëpërmjet marrëveshjeve mes menaxherësh dhe marrëveshje me qira, në vlerë prej 2.4 miljardë denarë.

Poashtu, ky dikaster ka trashëguar borxh me kontraktues të ndërtesës së re të Filharmonisë maqedonase me rreth 15 milion euro, janë harxhuar 200 mijë denarë për orkestrim dhe 646 mijë denarë për koktej gjatë hapjes së objektit. Në festivalin “Vera e Ohrit” janë shpenzuar 150 mijë denarë si dhe shpenzime të tjera, ndaj sipas ministrit Alagjozovski, kanë nisur të bëhen ndryshime të kuadrove në shumë institucione. Ndryshimet kadrovike i kemi bërë me qëllim të lirisë së institucioneve nga ndikimet e shumta partiake, të mundësojmë kushte për zbulim të keqpërdorimit dhe paregullsive me vite , deklaroi Robert Alagjozovski.

Ministri gjithashtu potencoi se do të formohet Komisioni nacional pranë UNESKO i cili duhet të vërteton situatën me shkatërrimin e Muzeut në Ohër.Kanë nisur edhe zgjidhjet e problemeve të rëndësishme nëpërmjet iniciativave të legjislaturës në Kuvend, të lidhura me Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase, Ligji për kulturën në pjesën e pensioneve kombëtare , ndalesa e Ligjit për artist kombëtar,tha ministri Alagjozovski.




Be the first to comment

Leave a Reply