Putin i kërkoi një dhomë në Pallatin Presidencial? Ja çfarë thotë Erdogan!




Nuk është më sekret që Presidenti turk Recep Tayiip Erdogan po flirton me Rusinë, si kundërpeshë në marrëdhëniet e acaruara me Perëndimin.

Së fundmi, Ankaraja dhe Moska kanë nënshkruar një marrëveshje për sistemin e sofistikuar të mbrojtjes raketore S400.

Kjo lëvizje si dhe të tjera nuk janë pritur mirë në Perëndim duke pasur parasysh se Turqia aspiron t’i bashkohet BE-së dhe është një vend anëtar i NATO-s që prej vitit 1952.

E afrimi mes dy shteteve është reflektuar edhe në marrëdhëniet mes liderëve Erdogan dhe Putin, përcjell tvklan.al.

Gjatë një interviste për televizionet turke – mbrëmjen e djeshme – me rastin e tre vjetorit të marrjes së detyrës së Presidentit, Erdogan iu përgjigj edhe raportimeve se Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar atij një dhomë në pallatin e ri presidencial me mbi 1000 dhoma.

“Po. Është bërë një ‘shaka’ e tillë, por gjatë këtij takimi, kur shikoi pallatin presidencial Putin më tha se ‘kjo është një vepër, shenjë e një shteti të madh’.




Be the first to comment

Leave a Reply