PSP më 15 shtator do të publikojë raportin e ri




Prokuroria Publike Speciale (PSP) më 15 shtator do ta publikojë raportin e katërt gjashtëmujor, në të cilin do të japin detaje për punën e kryer në këtë periudhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin prokurorët po punojnë në përgatitjen e raportit dhe pas kësaj date do të kthehen në punë dhe do të angazhohen sërish për të përfunduar procedurat paraprake dhe hetimore të cilat tashmë kanë filluar, ndërsa gjitashtu do të vazhdojnë edhe me dëgjimin e “bombave”, pasi ju ka mbetur të dëgjojnë edhe 55 përqin të bisedave të përgjuara joligjërisht.

Nga PSP thonë se për çdo bisedë e cila do të hap dyshime për vepër kriminale, do të fillojnë procedurë të re dhe kjo do të thotë se do të ketë edhe të dyshuar tjerë./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply