Pse nuk japin dorëheqje Sela e Ibrahimi, sikurse Bilall Kasami?




Bilall Kasami, Ziadin Sela dhe Zeqiria Ibrahimi janë tre deputetët republikan që tani kanë dalë si kandidat për kryetarë komunash. Nga të tre këta, veç Bilall Kasami, që është edhe kryetar i Lëvizjes Besa, dha dorëheqje si deputet, duke rreziku të mbetet pa asnjë post, shkruan TetovaSot.

 Kur flitet për deputet që kandidojnë për kryetarë komunash, bie në sy se edhe pse që të dy deputet të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u dorëhoqë nga posti i deputetit e Zeqirija Ibrahimi nuk dha dorëheqje dhe shpjegoi se për këtë do konsultohet me organet partiake!? Këta tre nuk janë të parët që si deputetë kanë dalë të garojnë për ndonjë post tjetër.
Nuk janë të parët as ata si Sela e Ibrahimi që nuk rrezikojnë asgjë dhe që e ruajnë postin e deputetit si postë rezervë nëse i humbin zgjedhjet lokale. Por, Shembulli i Bilall Kasamit duhet të afirmohet sepse tregon si ruhet dinjiteti personal a edhe ai i partisë./TetovaSot/




Be the first to comment

Leave a Reply