Protestohet për “Grupin e Kumanovës” – kërkohet lirimi i të burgosurve




Para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, sot kanë protestuar familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës, njofton Klan Kosova.

Me anë të kësaj proteste këta qytetarë kërkojnë lirimin e të burgosurve nga konflikti i armatosur që ka ndodhur katër vjet më parë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Protesta të njëjta janë mbajtur edhe në Lipjan e Ferizaj, po ashtu edhe në Shkup pritet të mbahet një protestë e tillë.

Gjatë këtij konflikti kanë humbur jetën tetë policë maqedonas si dhe 10 pjesëtarë nga grupi i armatosur, transmeton Klan Kosova.

Vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit, u ka shqiptuar burgim të përjetshëm shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës ndërsa të tjerëve gjithsej 746 vjet burgim.