Presidenti Pendarovski do të takohet me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin




Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka fruar në takim kreun e opozitës shqiptare, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, njofton TopalNews.

Burime brenda kësaj parti e konfirmojnë se i janë përgjigjur ftesës së presidentit Pendarovski duke mos dhënë informacione se për çka do bisedohet më konkretisht, por deklaratë do të ketë pas takimit me Presidentin, thonë nga Lëvizja BESA.

Kujtojmë që Stevo Pendarovski, u zgjodh President i Maqedonisë së Veriut, në rrethin e dytë me 5 maj.