Presidenti Ilir Meta në ditën e dytë të vizitës në Itali




Presidenti I republikës Ilir Meta, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare në Italinë fqinje, ka zhvilluar disa takime. Kreu I shtetit është takuar fillimisht me kryetaren e dhomës së deputetëve të parlamentit, Laura Boldrini për të biseduar më pas edhe me presidentin e senatit, Pietro Grasso.

Presidenti I Republikës Ilir Meta, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Itali, ka takuar Presidentin e Senatit italian Pietro Grasso dhe më herët gjatë ditës edhe Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian Laura Boldrini.
Gjatë takimit me presidentin e Senatit Grasso, Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e partneritetit strategjik e në veçanti bashkëpunimin mes strukturave të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Presidenti Meta gjithashtu foli për angazhimin e institucioneve shqiptare në zbatimin e reformës në drejtësi si dhe për pritshmëritë e saj në kuadër të rikthimit të besimit të qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. Rikthimi I besimit vlen edhe në sektorin ekonomik ku zbatimi I kësaj reforme do të sillte edhe një klimë më të mirë për biznesin dhe investitorët italian e përtej.
Për integrimin europian të vendit si dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Italisë, Presidenti Meta diskutoi në një takim me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian Laura Boldrini, takim ky që I parapriu atij me presidentin e senatit Grasso.
Me rëndësi sipas bashkëbiseduesve ështe nevoja e nxitjes së inisiativave ligjore që shtrojnë rrugën për projekte konkrete në njohjen e kontributit të shqiptarëve që jetojnë në itali, me qëllim garantimin e gjithëpërfshirjes për ta dhe familjet e tyre.
Një vëmendje të veçantë Presidenti Meta dhe zonja Boldrini ia kushtuan edhe bashkëpunimit rajonal dhe progresit të deritanishëm të këtij bashkëpunimi.




Be the first to comment

Leave a Reply