Premier League kthehet sonte me Arsenal dhe Leicester




Me ndeshjen që luhet sonte prej orës 20:45 mes Arsenalit dhe Leicester, do të fillojë sezoni i ri në Premier ligën angleze.

Titullin kampion do ta mbrojë Chelsea.

Nesër do të luhen shtatë ndeshje nga xhiroja e parë. Në terminin nga ora 13:30 Liverpool do të jetë mysafir i Watford, ndërsa nga ora 16 luajnë Chelsea – Burnley, Crystal Palace – Huddersfield, Everton – Stoke, Southampton – Swansea, WBA – Bournemouth. Ndeshja Brighton – Manchester City fillon në 18:30.

Të dielën luajnë dy ndeshje, Newcastle – Tottenham dhe Manchester United – West Ham.




Be the first to comment

Leave a Reply