Pesë vjet nga vdekja e Arben Xhaferit




U bënë pesë vjet që kur ndërroi jetë Arben Xhaferi, ish-kryetari i PDSH-së. Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive.

Xhaferi ra në gjendje komë për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-­së, Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake. Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948.




Be the first to comment

Leave a Reply