Pesë situata që s’duhen injoruar kurrsesi në një lidhje




Është e pashmangshme që pasi kalon disa kohë, të mërzitemi ndonjëherë me partnerin sikundër dhe ai me ne. Për të mos folur pastaj për momentet kur nuk durojmë dot as veten.

 

Por gjithsesi, janë disa situata apo sinjale që i/e dashura juaj ua jep dhe përmes gjesteve dhe për asnjë moment nuk duhen injoruar.

1- Ai jeton në të tashmen

Ai jo vetëm që nuk bën plane për të ardhmen e afërt, por është gjatë gjithë kohës duke ju thënë se i pëlqen të shijojë momentin. Aq më tepër nuk flet kurrë për ta çuar lidhjen tuaj në një tjetër nivel, duke i shmangur gjithnjë biseda të tilla. Kujdes!

2- Zhduket për orë të tëra

Edhe nëse ju keni nevojë për ndihmën e tij urgjente, ai do t’ju përgjigjet një ditë më pas. Ndoshta deri atëherë mund të keni vdekur.

3- Ju fsheh edhe detajet më të vogla

Po shihni një film bashkë dhe atij/asaj i vjen një mesazh. Dhe kur ju e pyesni, përpiqet me çdo kusht të ndërrojë bisedë. Ka diçka!

4- S’do të ketë asnjë lidhje me shoqet/shokët e tu

Sa herë që e keni lënë të takoheni të gjithë së bashku, mendon se më e mira do të jetë të vijë dhe ai/ajo. Por përballeni me një përgjigje negative që me shumë mundësi mund t’ju prishë natën.

5- S’është i përgjegjshëm

Kjo është një shenjë e pastër që partneri juaj nuk është material bashkëshorti. Papërgjegjshmëria tregon shumë dhe duhet të hapni sytë me patjetër. Çfarë mund të presësh nga dikush që ndërkohë t’i i kërkon të bëni ca llogari për të shtyrë muajin, luan Candy Crush?




Be the first to comment

Leave a Reply