Pesë persona janë arrestuar për shkak të mosrespektimit të orës policore në rajonin e Tetovës




Pesë tetovarë mbrëmë prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit të sotëm ishin arrestuar për shkak të shkeljes së orës policore, gjegjësisht për shkak të shkeljes së vendimit qeveritar për lëvizje të kufizuar. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme pas orës 11 një vërejtje i ishte dhënë një gruaje më të moshuar se 67 vjet.

“Personat e privuar janë mbajtur në Stacionin Policor – Tetovë. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rasteve, do t’iu përgatiten padi adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, informojnë nga SPB Tetovë.

Natën e kaluar prej orës 21 më 24 mars deri në orën 5 të 25 marsit më së shumti madje 13 persona deri më tani janë zbuluar të cilët nuk e kanë respektuar orën policore.

Gjithsej 30 persona janë arrestuar për shkak të shkeljes së orës policore që nga fillimi i masës në rajonin e Tetovë.