Përsëri flitet marrëdhënia e çiftit hollivudian, çfarë po ndodh me ta?




Cifti hollivudian Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë kohë që fliten nëpër media për marrëdhënien e tyre, por asgjë e sigurtë nuk dihet.

Para disa ditësh u hodhën spekulime se aktorja kishte hequr dorë nga divorci dhe mund të ketë një ribashkim të ciftit.

Sipas TMZ duket se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Një burim i brendshëm për ta thotë se cifti vazhdon të diskutojë për kujdestarinë e fëmijëve.

Rikthimi i marrëdhënies së tyre është një tjetër cështje që po flitet, por pas akuzave të rënda që ka bërë Angelina për sjelljen abuzive të Brad nuk pritet një gjë e tillë.




Be the first to comment

Leave a Reply