Përse dha dorëheqje nga LSDM-ja Mançevski, konflikt me Zaevin apo ka arsye tjera?




Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mancevski ka njoftuar se dorëhiqet nga politika. Ai këtë e ka konfirmuar per Tv 24.

Mançevski ka thënë se tërhiqet pasi angazhimi i tij i metutjeshëm nuk ka pika ndërlidhëse me politikên, transmeton Gazeta Lajm.

Ai është ish ministër i Shoqërisë Informatike, kurse kohën e fundit përmendej edhe për postin e Sekretarit të përgjithshëm te partisë.