Përralla që çdo prind duhet t’i tregojë fëmijës që ha shumë ëmbëlsira




Konsumi i tepërt i çokollatave, biskotave, akulloreve dhe ushqime të tjera të ëmbla është shqetësues te fëmijët. Megjithatë, është e vështirë t’i bindësh për të kundërtën dhe t’u shpjegosh në një mënyrë që ta kuptojnë që sheqeri i tepërt i dëmton. Pediatrja e njohur Lira Gjika na propozon një përrallë. Fëmijët i zbatojnë në jetën e tyre modelet e përrallave, imitojnë princeshat dhe heronjtë dhe ky ndikim duhet të përdoret që të nxënë edhe mësime të vlefshme.

Tregojuani fëmijëve para gjumit.

Përralla e sheqerit, e dhëmbëve dhe pankreasit

“Sarës i pëlqejnë shumë të ëmblat, kështu, kërkonte të hante dhe të shijonte sa më shpesh ëmbëlsira. Sara ishte hutuar nga shijimi dhe nuk arrinte të dëgjonte dhe të kuptonte ankesat, që i bënin dhëmbët dhe një organ, që ishte brënda saj dhe që ajo nuk e dinte, madje që dhe e kishte. Dhëmbët dhe ky pankreasi bërtisnin shumë, se ëmbëlsirat kishin shumë sheqer që u bënte shumë dëm. Dhëmbët sapo ndjenin sheqerin fillonin të dridheshin pasi ai do t’u hante një pjesë të zmaltit, mbulesën mbrojtëse të dhëmbëve. Ndërsa pankreasi që ishte i specializuar të prodhonte sheqerin e duhur për trupin, çoroditej nga sheqeri që konsumonte Sara dhe i bllokohej brënda vetes, sheqeri që prodhonte vetë. Nga ky bllokim, pankreasi ndjente një nxehtësi që nuk e duronte dot. Një ditë, mami e çoi Sarën te doktoresha dhe ajo i tregoi se çfar bënte sheqeri me dhëmbët dhe pankreasin e sajë . Doktoresha i çfaqi një film dhe Sara e pa se çfarë i bënte ajo trupit të sajë. Ajo vetë e kishte shumë inat keqtrajtimin, apo kur të tjerët nuk e dëgjonin, nuk e vinin re dhe kuptoi, se edhe ajo të njëjtën gjë bënte me dhëmbët dhe pankreasin. Që nga ajo ditë Sara vendosi të mos hajë shumë ëmbëlsira. Ajo i kërkoi mamit, ta ndihmonte, ta mbante këtë vendim, të mos e tejkalonte sasinë. Mami ishte e vëmëmdëshme që Sara të konsumonte vetëm sasinë e duhur, pra sasinë që nuk i bënte dëm. Deri tani Sara nuk e ka shkelur rregullin edhe pse shpesh e ka të vështirë, por ajo kujton filmin dhe veten. Sara sëbashku me mamin po ja dalin ta respektojnë vendimin.” Lira Gjika

Besoni në fuqinë e përrallave!




Be the first to comment

Leave a Reply