Përplasje me armë në burgun e Idrizovës




Burgu i Idrizovës mbrëmë ka qenë në gjendje alarmi ku janë përfshirë edhe forcat speciale. Kjo pasi dy persona të maskuar rreth orës 21.00 janë afruar afër burgut dhe kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe kanë tentuar të hyjnë në pjesën e pasme të burgut.

Tentimi për arratisje nga kjo pjesë e burgut është konfirmuar edhe nga të burgosur dhe se ata që tentuan të arratisen kishin përkrahje nga jashtë.  MPB-ja ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë incident, por gjatë ditës priten të dalin detajet e këtij incidenti.

Ndërsa drejtori i burgut Qerim Mahmuti ka konfirmuar shkurt lajmin.

“Është e vërtet se ka pasur të shtëna. Mbrëmë rreth orës 21:00 dy persona nga ana e pasme e burgut, kanë tentuar t’i afrohen pjesës së burgut të grave. Por gardianët menjëherë kanë ndërhyrë. Dy personat kanë shtënë në ajër me armë dhe më pas ata janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira e natës. Nuk bëhet fjalë për arratisje të të burgosurve dhe gjendja në burg aktualisht është e qetë”, tha drejtori i burgut të Idrizovës, Qerim Mahmuti./Alsat-m.tv/




Be the first to comment

Leave a Reply