Pentagoni ka një program sekret për hetimin e UFO-ve dhe disqeve fluturues




Pentagoni ka qenë gjithë kësaj kohë duke drejtuar një program sekret shumë miliona dollarësh për të hetuar objektet e paidentifikuara (UFO-t), raportojnë mediat amerikane.

Vetëm një numër i vogël i zyrtarëve amerikanë ishin në dijeni të programit, i cili filloi në vitin 2007 dhe thuhet se u mbyll në vitin 2012.

“New York Times” raporton se dokumentet sekretet nga operacioni përshkruajnë aeroplanë të çuditshëm dhe disqe fluturuese.

Programi për identifikimi e jetës aliene erdhi pas propozimit të Harry Reid, një senatori amerikan, i cili ishte udhëheqësi i shumicës së senatit në atë kohë.

“Nuk jam zënë ngushtë, nuk kam turp ose të më vijë keq….përkundrazi jam krenar pasi kam bërë dicka që askush nuk e ka bërë më parë – u shpreh senatori- E vërteta është atje jashtë.”

Programi raportohet t’i ketë kushtuar Departamentit të Mbrojtjes më shumë se 20 milionë dollarë para se të mbyllej për të kursyer shpenzimet.

Edhe pse financimi i tij përfundoi në vitin 2012, zyrtarët thuhet se vazhduan të hetojnë zbulimet e fenomeneve të pazakonta ajrore dhe objekteve të dyshimta përkrah detyrave të tyre të përditshme.

Programi mund të jetë ngritur për të monitoruar përparimin teknologjik të fuqive të huaja rivale.

Po ashtu, këtë vit, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) publikoi miliona faqe dokumente sekrete mbi UFO-t në internet.

Të dhënat përfshinin shfaqjen e UFO-ve dhe një përmbledhje të raporteve mbi disqet fluturuese




Be the first to comment

Leave a Reply