PDSH në Gostivar jo me Aliun, por me këtë kandidat do të garojë në Gostivar




Partia Demokratike Shqiptare në Gostivar do të garojë me anëtarin e kryesisë qendrore nga kjo parti politokologun e njohur nga Çegrani Sabajdin Izeiri, mëson TetovaSot.

Izari është person autoritativ dhe me bagazh intelektual. Kandidatura e PDSH për Gostivar Sabajdin Izairit pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa ka marrë përkrahjen edhe të kryetarit të kësaj partie, Menduh Thaçi.

Më parë si kandidat ishte përmendur ish-deputeti Gazmend Aliu.

PDSH ka zgjedhur strategjinë e kandidimit të tij për të grumbulluar vota në një zone periferike të Gostivarit, duke ditur betejën e ashpër që zhvillohet në qytet mes Nevzat Bejtës dhe Arben Taravarit.




Be the first to comment

Leave a Reply