PDSH: Aftësia dhe ndershmëria e individit është shumë e rëndësishme për drejtimin e mirëfilltë të një komune




Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sonte mbajti tubimin e saj në Batincë, në komunën e Studeniçanit, ku para numrit të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën Regaip Mustafa – bartësi i listës së këshilltarëve, si dhe Azem Sadiku kandidati i PDSH-së për kryetar komune në Studeniçan, të cilët e shpalosën programin e PDSH-së për katër vitet e ardhshme për Studeniçanin.

“Unë së bashku me e ekipin tim nga partia do të vazhdojmë me programin e investimeve në infrastrukturë, me stimulimin e ekonomisë vendore, si dhe me shumë projekte të reja që kanë për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj komune”, potencoi Sadiku.

Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili duke folur për sukseset e Azem Sadikut mes tjerash theksoi se aftësia dhe ndershmëria e individit është shumë e rëndësishme për drejtimin e mirëfilltë të një komune.




Be the first to comment

Leave a Reply