Pas përçarjeve brenda ASH-së flet Taravari: Aleanca për çdo ditë po rritet!




Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka thënë se Aleanca për Shqiptarët për çdo ditë po rritet.

“Alenacës për shqiptarët çdo ditë i bashkangjiten antarë të gjithë partive, por edhe shumë qytetarë të pamvarur, që koalicionin Aleanca-Alternativa e shohin si opsion i vetëm që mund të sjell ndrsyhimin historik për shqiptarët në RMV”, është shprehur Taravari.

Sipas tij, nuk fitohen zgjedhje me lajme të rejshme, qytetarët presin programe konkrete qeverisëse, për të përmirsuar jetën e tyre!

“Së shpejti shihemi në fushë të mejdani”, ka deklaruar zyrtari i lartë i Aleancës, Arben Taravari.

Ky reagim ka ardhur pas një lajmi në portalin TetovaSot, se dega e Tetovës ka probleme dhe kreu i ASH-Tetovë do të kalojë në Lëvizjen BESA, përcjell agjencia e lajmeve INA.