Pas dhjetë viteve lidhje, zbuloi të vërtetën rrëqethëse të partnerit – ai ishte njëri nga vrasësit me gjakftohtë në historinë e SHBA-ve (Video)




Holly Eudy për plotë 10 vite kishte qenë në lidhje dhe e dashuruar marrëzisht në njërin nga vrasësit më gjakftohtë serik në historinë e SHBA-ve, Todd Kohlhepp, i cili në nëntor të vitit të kaluar u arrestua pasi pranoi se kishte kryer shtatë vrasje.

Kohlhepp është arrestuar në shtëpinë e tij në Karolinën e Jugut, ku për muaj të tërë kishte mbajtur rob 30-vjeçaren Kail Broën, të cilën e kishte lidhur me zinxhir në një kontejner. Në këtë shtëpi kishin gjetur edhe trupin e të dashurit të Kailit, Charles Carver, të cilin Kohlhepp e kishte qëlluar me revole në prezencë të dashurës së tij.

Ai ka pranuar në polici se kishte kryer edhe shtatë vrasje tjera në një periudhë kohore prej 13 vitesh. Dhe pasi që kishte pranuar krimet e bëra, ai ka shmangur dënimin me vdekje, por jo edhe dënimin me burgim të përjetshëm. Kurse tani e dashura e tij Holly ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me të.

“Ai më kushtonte vëmendje të veçantë dhe më bënte të ndihesha e rëndësishme”, ka deklaruar Eudy, duke shtuar: “megjithatë, gjithmonë e kam ditur se diçka e pazakontë fshihet në zemrën e tij, por kurrë nuk kam qenë qind për qind e sigurt në atë”.

“Kam qenë aty kur ai e ka rregulluar atë kontejnerin, asgjë nuk më dukej e dyshimtë. Dukej si një kontejner i zakonshëm”, ka shtuar ajo.

Kur policia gjeti Kailin, ajo u kishte shpjeguar në detaje se si Todd e kishte vrarë të dashurin e saj, dy muaj e kishte përdhunuar atë, dhe i kishte thënë se sa shumë njerëz tjerë kishte vrarë dhe se “planifikonte që të dashurën e tij Holly ta vret”.

“Kur dëgjoja këto fjalë, fillova të flasë me veten: ‘Ajo përmendi emrin tim? Po, ajo sapo përmendi emrin tim”, ka shtuar gruaja e pafat e cila për dhjetë vite ishte marrëzisht e dashuruar në vrasësin serik.




Be the first to comment

Leave a Reply