Paditen 10 gjykatës për keqpërdorim të pozitës, Grujovski dhe Boshkovski ende në arrati




Shoqata për hulumtim, analiza dhe zhvillim, LLupa e Gjelbër ka paditur 10 gjykatës për keqpërdorim të funksionit publik.

Sipas kësaj shoqate, Lenka Davitkoska, Dijana Gruevski dhe Tatjan Mihajllova, nga gjykata themelore Shkupi 1, edhe përkundër fakteve të shumta për ekzistimin e mundësisë së ikjes nga të dyshuarit të Prokurorisë Publike Speciale, Goran Grujovksit dhe Nikolla Boshkovskit, për rastet Target dhe Fortesa, kanë refuzuar kërkesën për paraburgim.

Gjykatësit e gjykatës së apelit, Liljana Shopova, Safet Kadriu dhe Cvetanka Periq akuzohen sepse, sipas shooqatës LLupa e Gjelbër,  në vendimin për pranimin e anksesës së PPS-së për paraburgim të të akuzuarve Grujovksi dhe Boshkovski, në mënyrë të kundërligjshme kanë cituar se kundër të njejtës ka të drejtë ankese.

Kryetari i gjykatës supreme, Jovo Vangellovski dhe 3 gjykatësit Xhemail Saiti, Faik arslani dhe Risto Katavenoski, sipas LLupës së Gjelbër, në  vend se ta shapllin ankesën si të pa pranueshme, kanë hapur procedurë për zgjidhjen e saj.

Avokati Bllagoj Jovanov nga Llupa e Gjelbër tha se të gjitha këto procedura të ztërgjatura u kanë dhënë hapësirë dhe kohë që të dyshuarit të arratisen. Ai theksoi se kjo ësthë hera e parë që ky është rasti i parë në të cilin gjatë procedurës për vërtetimin e vendimit për paraburgim, të dyshuarit të jenë në liri.

“Gjykata themelore, e cila pa asnjë problem në baza ditore shpërndanë  paraburgime të cilat gjoja se janë të arsyetuara me disa fraza boshe, pa kurrëfarë përmbajtjeje, ashtu përnjëherë fillon ta shkelë ligjin dhe të mos shqiptojë masë paraburgimi. Për vendimin e padrejtë të gjykatës themelore dëshmon edhe vendimi i gjykatës së apelit, e cila e ndryshoi vendimin, duke caktuar paraburgim. por që absurdi të jetë më i madh, kjo gjykatë në mënyrë të paligjshme lejonë të drejtë ankese deri te gjykata supreme, edhe atë ankesë me veprim të shtyrë”, u shpreh Bllagoj Jovanov, Llupa e Gjelbër.

Përveç kësaj, Llupa e Gjelbër deri tek Këshilli për vërtetimin e fakteve dhe përgjegjësisë  kanë dërguar iniciativa për ngritjen të përgjegjësisë së gjykatësve

Minisri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, dje theksoi se ish drejtori i drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dhe punëtori i DSK-së, Nikolla Boshkovski nuk do të marrin pagat për muajin gusht dhe se ende janë në arrati, ndërsa kanë lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

“Në lidhje me dy të punësuarit në MPB kundër të cilëve është dorëzuar akuzë dhe që janë në arrati,  po ndërrmeren të gjitha masat e mudnëshme nga shërbimet kompetente të MPB-së, me qëllim që të kemi informacione për vendndodhjen e tyre për t’u përmbushur vendimi gjyqsor për paraburgimin e këtyre të dyve”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Nga atje njoftuan se në momentin që do të ketë ndonjë risi, publiku do të njoftohet në kohë.

Ndryshe, që kur Gjykata Supreme i refuzoi ankesat e të akuzuarve dhe pranoi vendimin e gjykatës së Apelit për paraburgim 30 ditor më 26  korrik, kanë humbur të gjitha gjurmët e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit. Që kur MBP pranoi vendimin nga gjykata, nuk i gjeti në adresat shtëpiake, ndërsa për ta është lëshuar fletarrest vendor dhe ndërkombëtar. Ndryshe Goran Grujovski është i dyshuari kryesor për rastin e ngritur nga PPS, Target, ndërsa Nikolla Boshkovski është një nga të akuzuarit për rastin Fortesa. /tv21/




Be the first to comment

Leave a Reply