Padi penale nga OBRM-PDUKM kundër Dragi Rashkovskit




OBRM-PDUKM ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër Sekreatrit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Sipas OBRM-PDUKM, Rashkovski ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe ka mundësuar emërimin e drejtorëve nga ana e Qeverisë, pa plotësimin e kualifikimeve të nevojshme dhe kualifikim të vetëm që plotësojnë është ajo se janë aktivistë të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rashkovski nga periudha e emërimit të tij si Sekretar i përgjithshëm deri në datën e caktimit të zgjedhjeve, në disa raste ka organizuar emërime të drejtorëëe nga ana e Qeverisë, për persona të cilët nuk i plotësojnë kërkesat themelore ligjore për emërim, por ka emëruar edhe persona të cilët nuk kaë qenë as të propozuar me shkrim nga organet kompetente, si për shembull Këshilli drejtues, për pozita për të cilat është i nevojshëm emërimi me shkrim”, thuhet nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Rashkovski ka dorëzuar vendime pa dokumentacion të plotë për emërime të drejtorëve në institucione të ndryshme, pa propozim me shkrim dhe pa i dërguar në arkivin e Qeverisë.




Be the first to comment

Leave a Reply