Osmani: Vlerat evropiane t’i sjellim në Maqedoni




Qëllimi i Qeverisë dhe i Sekretariatit për Çështje Evropiane është t’i sjellë vlerat evropiane në Maqedoni, në shoqërinë tonë, dhe jo vetëm anëtarësimin formal në BE. Vlerësojmë se është e nevojshme që sistemi i arsimit të adaptohet.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani para hapjes së së Kongresit ndërkombëtar studentor që për herë të katërt e organizon Universitetit ndërkombëtar ballkanik.

Në kongresin e katërt ndërkombëtar të studentëve, i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup, marrin pjesë mbi 80 studentë prej 35 vendeve të botës. Kongresi fokusohet në “Krijimin e botës së re në erën e globalizuar” , ndërsa studentët do t’i analizojnë aspektet ligjore, politike, ekonomike, sociale, psikologjike, arsimore, artistike dhe inxhinierike.




Be the first to comment

Leave a Reply