Osmani: Ligji për gjuhët para deputetëve më 13 shtator




Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili është dorëzuar në Kuvend, nga deputetët do të diskutohet më 13 shtator.

 

Ai tha se pret që ligji të merr mbështetje nga gjitha partitë politike në vend.

“Inormacionet tona thonë se do të vendoset në rend dite më 13 shtator dhe presim që shpejtë të miratohet, pasi ky ligj është me vulë evropiane. Presim dhe bëjmë thirrje gjitha partitë politike ta votojnë pozitivisht për këtë ligj, pasi mendoj se kështu më së miri do të bëjmë hapa në përparimin e pjesës së Marrëveshjes së Ohrit, e cila është miratuar dhe nënshkruar nga gjitha partitë politike”, tha Osmani duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para fillimit të seancës së Komitetit të Punës për Çështje Evropiane./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply