Nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” kërkojnë drejtësi për Aulon Zekën




Nxënës të shkollës fillore“Zenel Hajdini” kanë protestuar të martën në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për të ndjerin Aulon Zeka.

Organizatorja e protestës Alije Salihu tha se kërkojnë drejtësi për shokun e tyre, Aulon Zeka.

Me pas drejtësi për shokun tonë Aulonin. Ata që e kanë bërë këtë të arrestohen dhe të vuajnë dënimin. Do të protestojmë deri sa të vihet drejtësia në vend”, ka dhënë ajo.

Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka u gjet i vrarë ditën e shtunë në rrugën “Gjon Sereçi” në Prishtinë. Ai ishte qëlluar me katër plumba.

Dy persona të dyshuar janë arrestuar.




Be the first to comment

Leave a Reply