Noizy dhe Destani shkrijnë së qeshuri fansat, ja marrin këngës popullore (VIDEO)




Me tipin e tij prej të forti dhe natyrën e muzikës që prodhon, Noizy duket shumë larg muzikës popullore.

Por ai i ka befasuar të gjithë së fundmi me një video ku shihet teksa këndon këngë popullore, përkrah kushëririt të tij, këngëtarit Altin Sulku dhe aktorit Blerim Destani.

Në videon e publikuar në profilin e Instagramit të Blerim Destanit, shikohet gjithashtu edhe Ermal Mamaqi i cili sapo i drejtohet mikrofoni ngre pirunin me ushqim, duke shkaktuar të qeshura të shumta mes tyre.




Be the first to comment

Leave a Reply