Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës (Foto)




Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim pranë kësaj Gjykate.

Ndryshe, dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës kanë dalë sot para gjykatës, njofton Kallxo.com.

Bëhet fjalë për të dyshuarin G.H. dhe të dyshuarën R.G., të dy të mitur.

Ata janë marrë në pyetje nga gjykatësja Elife Uka.

Dje, ndërkaq, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me këtë vrasje.

Bëhet fjalë për dy të mitur, një djalë dhe një vajzë.

Të vizituar nga zyrtarë të KMDLNj-së, dy të arrestuarit, njëri 16 e tjetri 15-vjeç, nuk kishin ndonjë vërejtje për sjelljen e Policisë gjatë arrestimit dhe të stafit të Qendrës së ndalimit.

I dyshuari G.H. largohet nga ndërtesa e Gjykatës, e cila i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji – Foto: KALLXO.com

E dyshuara R.G. largohet nga ndërtesa e Gjykatës, e cila i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji – Foto: KALLXO.com

 




Be the first to comment

Leave a Reply