Një makinë e MPB-së del nga rruga, lëndohen tre persona




Tre përfaqësues të Ushtrisë së Maqedonisë kanë marrë lëndime të lehta trupore pasi makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar për shkaqe të panjohura ka dal nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdanci.

Në makinën të cilën e ka drejtuar zyrtari policorë B.J. bashkudhëtarë kanë qenë edhe 6 përfaqësues të URMV-së, të cilët kanë qenë në ndihmë të stacionit policorë në vendkalimin kufitar “Bogorodica”.

Tre pjesëtarët e URMV-së të cilët kanë marrë lëndime të lehta menjëherë janë dërguar në Spitalin e Gjevgjelisë, ku u është dhënë ndihmë mjekësorë.