Një fejesë tjetër në showbiz-in shqiptar?




Një çift tjetër i showbiz-it shqiptar duket se është në prag të zyrtarizimit të lidhjes së dashurisë. Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, prej kohësh po jetojnë një romancë e cila nuk ka kaluar pa u përfolur edhe në rrjetet sociale.

Pasi e kanë pranuar publikisht marrëdhënien e tyre, çifti i ri janë komentuar edhe për ndarje pak kohë më parë, pas disa shenjave që lanë në rrjetet sociale. Megjithatë, nga sa duket, janë më mirë se kurrë më parë, meqenëse në postimet e tyre të fundit u kanë treguar të gjithë edhe dy unaza të personalizuara

Edhe pse nuk kanë folur asnjëherë publikisht për lidhjen e tyre, Mozzik dhe Loredana Zefi duken më të lumtur se kurrë, madje ditët e fundit kanë udhëtuar në Turqi për disa ditë pushime dimërore.

Në llogaritë e secilit në Instagram, Mozzik dhe Loredana kanë ndarë me të gjithë unazat e personalizuara që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.


Nuk dihet nëse këto unaza janë shënjë e një hapi më zyrtar të raportit të tyre apo të rinjtë kanë treguar dhuratën e Vitit të Ri që i kanë bërë njëri-tjetrit: “MashAllah @loredanazefi”, – shkruan reperi mbi fotografinë e cila ka ngritur dyshimet e një fejese të re në showbiz-in shqiptar.




Be the first to comment

Leave a Reply