Një Çair ndryshe me Kontratën e Ganiut (Dokument)




E imagjinoni dot sesi do të duket Çairi pas katër vitesh? Strategjia për zhvillimin e Çairit, si pjesë e Kontratës 2017-2022 që kandidati për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, do të nënshkruajë me zgjedhësit, mishëron ndërmarrjen afatgjatë më serioze dhe gjithëpërfshirëse për këtë zonë. Megaprojekti i hartuar prej tij përbëhet nga gjithsej 11 shtylla kryesore, që janë:

  • Efikasiteti energjetik, Sport dhe rekreacion, Arsimi, Çerdhet, Shkollat e mesme, Garazh me kate, Shëndetësi, Qendër rinore, Infrastrukturë, Çarshia e Vjetër, Investime kapitale. Të gjitha këto pika elaborohen prej tij, jo vetëm thjesht si ide, por si projekte të analizuara dhe të studiuara mirë, me hollësi të detajuara deri në kostot financiare, fotografi, shpjegimet adekuate sesi dhe pse dhe kur duhet të realizohen. Kontrata hapet me Efikasitetit energjetik (me një buxhet mbi 930 milionë denarë), në të cilën renditen të gjitha objektet në rrugët dhe bulevardet e zonës ku do të ketë intervenime.
  • Në kapitullin për Sportin dhe rekreacionin (me buxhet mbi 720 milionë denarë) parashikohet jo vetëm rikonstruktimi i komplekseve ekzistuese, si stadiumit, tribunave, pishinës, por edhe ndërtimi i terreneve dhe sallave të reja sportive, në lagjet Fushë Topanë dhe Karadak. Qëllimi është që nëpërmjet aktiviteteve sportive të sigurohet jo vetëm mirëqenia fizike, por edhe mentale e banorëve, si edhe një mënyrë e dobishme për të kaluar kohën e lirë për të gjitha moshat.
  • Në kapitullin për Arsimin (me një buxhet mbi 670 milionë denarë) planifikohet rikonstruktimi i objekteve ekzistuese, shkolla, çerdhe dhe kopshte, por edhe zgjerimet e disa prej tyre dhe kompletimi me bibliotekë, palestra, arredim hortikulturor, si edhe ndërtimi i shkollave, çerdheve dhe kopshteve të rejave. Sigurimi i kushteve optimale  për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor konsiderohet në këtë kontratë si një domosdoshmëri për edukimin e gjeneratave të reja që janë shtylla e shoqërisë.
  • Ndërtimi i Garazheve me kate (buxheti mbi një miliard denarë) është prioriteti i katërt i Kontratës. Për të zgjidhur problemin me komunikacionin e rënduar rrugor, por edhe për të lehtësuar përditshmërinë në përgjithësi, parashikohen ndërtimi i katër garazheve me kate, në sheshin Skënderbe, Teatrin Shqiptar, Sahat Kullë, Çairçania, me një kapacitet prej rreth 700 vende parkimi.

“Me sigurimin e numrit përkatës të vendeve të parkimit dhe objekteve të veçanta do të mundësohet realizimi cilësor i funksioneve të tjera në komunikacion, si për këmbësorë, ashtu edhe për automjete”, thuhet në Kontratë.

  • Në kapitullin për Shëndetësinë ( buxheti mbi 112 milionë denarë) parashikohet ndërtimi i një Klinike për fëmijë, përkatësisht rikonstruktimi dhe adoptimi i objektit në lagjen Gazi Babë në një institucion shëndeti me standarde bashkëkohore. Sa i takon investimit në Kulturë (buxhet mbi 15 milionë denarë) Kontrata e cilëson si një mundësi për të nxitur interaksionin mes gjeneratave të reja, si edhe socializimin interaktiv. Për këtë qëllim do të ndërtohen qendra rinore në rrugën Serava, ndërkohë që disa të tjera do të sistemohen në ambientet e shkollave.
  • Kapitulli i Infrastrukturës përfshin rikonstruktime dhe intervenime në rrugë e bulevarde e trotuare, zgjerimi i tyre, krijimi i rrugë kalimeve për biçikleta, rrugëve me një drejtim qarkullimi, rrethrrotullimeve, parkingje të hapura e të tjera.  Po ashtu tek infrastruktura planifikohen jo vetëm intervenime në rrjetin rrugor, por po ashtu edhe në të ujësjellësit dhe kanalizimeve, rregullimin e parqeve, e të tjera. Çarshia e vjetër është një prej pikave të kësaj strategjie të zhvillimit të komunës. Rregullimi dhe  mirëmbajtja e rrugëve me kalldrëm, si edhe i vitrinave të dyqaneve janë dy prej pikave kryesore të kontratës.
  • Me Investimet kapitale mbyllet edhe Strategjia për zhvillimin katërvjeçar të Çairit. Investimet nënkuptojnë riorganizimin e bërthamës urbane, si një rëndësi esenciale për pozicionim e saj urban. Që e përkthyer në projekte parashikon ndërtimin e dy blloqeve të banimit në lagjet Seravë dhe Teneqe, si edhe rikonstruktimin e Bit Pazarit.

“Ka çaste në jetë kur dhe të merrni vendime që do t’jua ndryshojnë jetën tuaj profesionale. Vendimi që të braktis postin e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të kandidohem për kryetar komunë në Çairin tim nuk ishte i lehtë. Por jam i sigurt që është i drejtë dhe që do të mundem që Çairit tim, që më m’i dha të gjitha të arrij deri këtu t’ia kthej për të mirë. Me angazhimin, energjinë, vullnetin, punën dhe idetë e mija do ta bëj Çairin,shtëpinë time, komunën më të bukur me të cilën të gjithë do të krenohemi. Çairasit janë njerëzit më të sinqertë që kam njohur. Unë nuk jam politikan profesionist, por të gjithë që më njohin i mik, profesor, punonjës sportiv e dinë se edhe atë që kam synuar e kam realizuar. Për këtë arsye dua që të lidh me ju Kontratën për Çairin 2017-2021. Unë e vendosa nënshkrimin tim në Kontratë. Ju vendoseni vulën dhe nënshkrimin tuaj ditën e zgjedhjeve”, shkruan Visar Ganiu në këtë dokument.

Lexojeni dokumentin dhe kontratën e Visar Ganiut: http://visarganiu.com/%E2%80%A6/upl%E2%80%A6/programi/kontrata_2017_2021.pdf




Be the first to comment

Leave a Reply