Nga shtatori, administrata në dy ndërrime




Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e lindjes, kurorës, të kryejnë ndonjë punë në DAP ose doganë. Por, nuk do të mund të marrin fletëpronësi nga Kadastra. Ky institucion nuk është në listën e shërbimeve publike që nga një shtatori do të punojnë në dy ndërrime, shkruan Alsat M. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se kadastra është organ i formuar me ligj të posaçëm dhe qeveria nuk ka kompetenca mbi punën e saj, kështu që nuk mund t’i urdhërojë të vendosin ndërrimin e dytë.

‘Lista është ajo që është publikuar. Për momentin nuk është zgjeruar me institucione plotësuese. Nëse paraqiten normalisht se do ta zgjerojmë listën gjatë punës, ashtu siç është paralajmëruar fillon me zbatim nga një shtatori. Të gjitha vlerësimet që deri tani i kemi në takimet me përfaqësuesit e këtyre institucioneve tregojnë se nuk ka nevojë për punësime të reja’ tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërrim të dytë do të ketë në: DAP, Doganë, Sektorin e Punëve drejtuese dhe mbikëqyrëse në MPB, në Drejtorinë e ofiqerisë, si dhe në departamentet e mbrojtjes së rajoneve me qytetet dhe komunat në Ministrinë e mbrojtjes. Sportelet në këto institucione për qytetarët do të jen të hapura nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në orën 21:30 në mbrëmje.
Institucionet tjera edhe më tej do të funksionojnë me orarin standard, 07:30-16:30. Përveç kësaj, qeveria seriozisht mendon për vendosjen e punës në dy ndërrime edhe në çerdhe. Për këtë Qeveria angazhoi Ministrinë e punës dhe politikës sociale ta analizojë gjendjen në terren dhe të kërkojë mendim nga të gjitha palët e përfshira në këtë propozim./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply