Nga e hëna ulje të temperaturave në Maqedoni




Paraqitje lokale e vranësirave jostabile me reshje të pakëta të shiut dhe bubullima të rralla, priten sot dhe nesër në orët e pasdites, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

 Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht stabil dhe i ngrohtë kur do të jetë edhe më ngrohtë, deri në 38 gradë celsius në juglindje të vendit.

Të dielën në fund të ditës do të ketë reshje lokale të shiut me bubullima, ndërsa të hënë pritet mot me vranësira dhe me reshje më të mëdha të shiut, erë të forcuar dhe ulje e konsiderueshme të temperaturave ditore./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply