Neymar ambasador i ri i “Handicap International”




GJENEVË (AA) – Futbollisti brazilian Neymar, i cili kohët e fundit nga Barcelona kaloi në PSG për 222 milionë euro, u bë ambasadori i ri i OJQ-së “Handicap International”, raporton Anadolu Agency (AA).

Neymar në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ka thënë se në këtë mënyrë dëshiron të ndihmon të gjithë njerëzit në botë.

“Shpresoj se kjo do të jetë një partneritet shumë i suksesshëm, dhe se ne në këtë mënyrë do të mund të ndihmojmë shumë njerëz”, ka thënë sulmuesi brazilian.

Para konferencës për shtyp, Neymar vizitoi skulpturën “Kariga e thyer” në Gjenevë, duke bërë thirrje për përfshirje më të madhe në shoqëri për personat me aftësi të kufizuara.

Organizata “Handicap International” siguron mbështetje dhe ndihmë për personat me aftësi të kufizuara dhe kategori të tjera të rrezikuara të shoqërisë në konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore.




Be the first to comment

Leave a Reply