Nesër përfundon kontrolli publik i listës së votuesve




Qytetarëve u mbetet vetëm edhe një ditë për kontroll në listën zgjedhore pasi nesër në ora 24:00 lista do të tërhiqet nga ueb faqja e Komisioniт. KSHZ pastaj do të marrë në shqyrtim parashtresat e qytetarëve. Ndërkohë që bëhet shqyrtimi i ankesave, lista zgjedhore do tu dërgohet gjithë partive politike të cilat kanë afat prej pesë ditësh të bëjnë kontroll dhe të shprehin vlerësimin e tyre për ndonjë parregullsi eventuale. Në rast se nuk ka asnjë vërejtje nga partitë politike, lista zgjedhore do të përmbyllet, ndërsa nëse ka, KSHZ do ti shqyrtojë ato në seancë publike.

Të dhënat e fundit të KSHZ-së për mbi shqyrtimin publik tregojnë se prej 167 342 qytetarëve që kanë bërë kontroll në listën zgjedhore, vetëm 14 kanë vërejtur se nuk janë në listë dhe kanë kërkuar regjistrim ndërsa janë bërë edhe 7 kërkesa për fshirje të disa personave nga lista. 19 persona kanë dorëzuar parashtresë për shkak se disa prej të dhënave të tyre personale nuk kanë qenë në rregull. KSHZ nesër ose përfundimisht pasnesër kur të ketë mbaruar procesi i shqyrtimit publik, të dalë me numrat e saktë të parashtresave të qytetarëve.

Nga KSHZ patën njoftuan se ata kanë zhvilluar një metofologji për pastrimin e listës dhe puna e tyre në këtë drejtim ka mbaruar, por nëse paraqiten parregullsi të tjera që mund ti denoncojnë qytetarët dhe partitë politike ata përsëri do ti qasen punës. Kujtojmë se 29 mijë votuesit që u përjashtuan nga lista zgjedhore në zgjedhjet parlamentare, tashmë janë futur me automatizëm në listë. Lista zgjedhore ishte në dispozicion të qytetarëve për 20 ditë.




Be the first to comment

Leave a Reply