Në Shkup sot u fal namazi i xhumasë




Falet xhumaja e parë pas dy muajsh. Në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, besimtarët dolën më herët për të zënë vend. Nga mbajtja e distancës u mbush edhe oborri. U shpërndanë maska për ata që nuk kishin, ndërsa disa persona nuk i respektuan masat, duke marr abdes në çezmat e verandës.

“E lusim Allahun fuqiplotë që sa më shpejtë të rregullohet çështja e namazeve që të mundemi t’i falim 5 vakte në xhami dhe jo vetëm 2”.

“Kemi një situatë të jashtëzakonshme…nuk mund të falemi ashtu siç është rregull në Islam”.

“Shpresojmë të hiqet ora policore për t’i falur të gjitha vaktet”.

Imami i Xhamisë u kujdes që besimtarët të bënin pagesat.

Është lëmoshë obliguese gjatë Ramazanit për ata që agjërojnë. Është oferta shumë e mirë edhe në Bashkësinë Islame të japim për Medresenë ku ne jemi edhe kuadro në Fakultetin e Shkencave Islame, ajo mirëmbahet nga këto lëmosha dhe sadaka – tha Abdusabed Beqiri, Imam i Xhamisë “Mustafa Pasha” Shkup.

Rekomandimet e Qeverisë për Bashkësitë Fetare vazhdojnë të jenë në fuqi. Komisioni për sëmundje infektive kërkon përdorimin e maskave dhe ruajtjen e distancës./Derveni.info