Në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, foto ballore nga familja e Kryeministrit Rama




Kryeministri Edi Rama, siç nuk mund të ndodhte ndryshe, e kaloi natën e ndërrimit të viteve, në Tiranë. Një foto e publikuar prej tij tregonte gjithë familjen duke iu gëzuar spektaklit të dritave në qiellin e Tiranës, në hyrje të vitit të ri.

Siç është bërë e zakonshme tanimë, të gjitha personat ishin me shpinë në foto. Shihet vetëm që Linda Rama ka veshur një fustan pa mëngë, Gregu gjithashtu është shumë elegant, ndrsa Zaho në krahët e së ëmës, është bërë një biond i vërtetë. Edi Rama e ka shoqëruar foton me një urim për shqiptarët, kudo që janë.

Sigurisht që do donim të shihnim më shumë nga familja e Kryeministrit, por ata janë njëri më i rezervuar sesa tjetri, kështu që menduam që do të mbetej me aq, por Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, na e ka plotësuar dëshirën duke publikuar dy foto nga ajo mbrëmje. Ballore, e kemi fjalën!

Janë fotot e Reas me Linda Ramën. Foto feste! Një gëzim. I ndarë në dy fragmente!

 




Be the first to comment

Leave a Reply