Në ditën e parë të fushatës takohen PDK dhe LDK në Pejë




Kandidatja e PDK-së në Pejë, Sabiha Shala ditën e parë të fushatës i ka këkrkuar “duel” për tu takuar me kundër kandidatit të saj nga LDK-ja, Gazmend Muhaxherin i cili deri më tani ka udhëhequr këtë komunë.

 

Takimi siç ka marrë vesh portali Infokusi.com është bërë me kërkesë të kandidatës së PDK-së Sabiha Shala dhe është realizuar në restaorantin “Hotel Dukagjini” në Pejë.

Vetë Sabiha Shala nuk ka preferuar të flas për këtë takim por nga stafi i saj që ishin në takim kanë treguar se kishtë një ballafaqim për të kërkuar siç thanë “duel” të pastër me ide e projekte konkrete e jo me llafe e premtime koti siç i ka mashtruar deri më tani qytetarët e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Është e vertetë se është kërkuar takim nga kryetarja e ardhshme e Pejës, Sabiha Shala, me kryetarin në ikje të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, poashtu kryetarja e ardhshme e ka ftuar për një garë të ndershme fer dhe korrekte.

Të gjithë kandidatet iu futen kësaj gare, duke pasur parasysh se me të vërtetë është koha për të reflektuar mbi problemet dhe sfidat për të cilat duhet të gjejnë një modul për të arritur në një zgjidhje praktike dhe të pranueshme pa pengesa. Përbrenda këtyre tridhjetë ditëve gjatë kohës së fushatës, kandidatët duhet që të premtojnë për qytetaret e Pejës se atyre do t’i ofrojnë një “Garë Fer”, dhe veç kësaj duhet që atyre t’i ngjallin shpresë për përmbushjen e gjërave që ju premtojnë”, ka thënë për portalin Infokusi njëri nga pjesmarrësit e këtij takimi nga stafi i kandidatës, Sabiha Shala.

I njëjti ka thënë së takimi ishte shumë i mirë por edhe ka pranuar që kishtë një shkëndi përplasje me fjalë. “Si me shaka gjatë këtij takimi, Muhaxherit i është bërë me dije se më nuk do të jetë kryetar i Komunës së Pejës, sepse vullneti qytetar do ta demonstroj një zgjedhje dhe do ta kuptoj se kush është forca e ndryshimit për Pejën”, kanë thënë nga stafi i kandidatës së PDK-së për Kryetare të në Pejë, Sabiha Shala.





Be the first to comment

Leave a Reply