Ndihmat sociale do të shpërndahen përmes zyrave postare të Postës së Kosovës




Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Posta e Kosovës dhe Banka për Biznes, sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale.

 Kjo marrëveshje e bashkëpunimit iu mundëson që ndihmat sociale për mbi 25 mijë familje të shpërndahen përmes 100 zyrave postare të Postës së Kosovës, të cilat janë të shtrira në territorin e Kosovës, dhe mundësojnë që familjet në asistencë sociale t’i marrin ndihmat sociale me afër vendbanimeve të tyre.

Marrëveshja hyn në fuqi nga data 1 shtator e këtij viti, ndërsa shpërndarja e pagesave të ndihmave sociale përmes Zyrave Postare do të fillojë data 1 tetor 2017.

Për arritjen e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit kanë qenë të angazhuar grupet punuese nga të tri institucionet, të cilat janë palë nënshkruese.




Be the first to comment

Leave a Reply