Muzeu i Alfabetit vendoset tek “Ataturku”




Muzeu i qytetit, i njohur ndryshe si Muzeu i Ataturkut, është vendi në të cilin do të zhvendoset përkohësisht administrata dhe inventari i muzeut, ku më të rëndësishmet janë figurat në silikon të personaliteteve të Kongresit që nënshkruan vendimin për alfabetin e gjuhës shqipe.

Ndërsa zbatimi i projektit, që financohet nga fondet IPA të zhvillimit, pritet të fillojë muajin shtator, pas nënshkrimit të të gjithë dokumentacionit përkatës. Muzeu i Alfabetit në Manastir po bëhet gati të realizojë një prej projekteve më të rëndësishme, restaurimin dhe konservimin e godinës dhe hapësirave që e rrethojnë.

Muzeu i qytetit, i njohur ndryshe si Muzeu i Ataturkut, është vendi në të cilin do të zhvendoset përkohësisht administrata dhe inventari i muzeut, ku më të rëndësishmet janë figurat në silikon të personaliteteve të Kongresit që nënshkruan vendimin për alfabetin e gjuhës shqipe, shkruan gazeta Koha. Ndërsa zbatimi i projektit, që financohet nga fondet IPA të zhvillimit, pritet të fillojë muajin e ardhshëm, pas nënshkrimit të të gjithë dokumentacionit përkatës.

Ky projekt fitoi mes 39 aplikimeve të tjera në kuadër të programit për Bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë. Fondi në dispozicion do të jetë mbi 300 mijë euro dhe rreth 70 për qind e kësaj shume do të përdoret për restaurimin dhe konservimin e godinës, ndërsa pjesa tjetër për aredimin e brendshëm, pajisjen me rrjet komunikimi bashkëkohor, trajnimin e stafit, e të tjera.

Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj, ndërsa restaurimi do të zgjasë pesë deri në gjashtë muaj. Pamja e jashtme e objektit nuk do të ndryshojë shumë nga ajo aktuale, bazuar në fotografitë e atyre viteve./zhurnal.mk




Be the first to comment

Leave a Reply