Mustafa: Qeveria Haradinaj-qeveri e dyshimtë, LDK nuk do t’i përkrah aktet që sjellë kjo qeveri në Kuvend




Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes që ka mbajtur me anëtarët e kryesisë së partisë së tij, ka thënë para gazetarëve se Qeveria Haradinaj, është një qeveri fragjile e ndërtuar në baza të dyshuara sa i përket ligjit.

“Kjo Qeveri që po nderohet në baza të dyshuara sa i përket ligjit. Është Qeveri në margjinën e numrit të deputetëve , është e varur tërësisht nga Lista Serbe e varur tërësisht nga Serbia dhe vendimet e Serbisë”, ka thënë Mustafa, shkruan Telegrafi.

Mustafa ka theksuar se janë marrë vesh të luajnë rolin e opozitës, ku do ta ruajnë territorin e Kosovës.

I pari i LDK-së, më tej theksoi se nuk do të ndodhë kurrë koalicioni me PDK-në pas zgjedhjeve lokale, siç po thonë disa zyrtarë të PDK-së.

“Të kota janë thëniet e PDK-së që ne mund të bëjmë koalicion me ta pas zgjedhjeve lokale. Unë ju garantoj se ky koalicion nuk do të ndodhë kurrë”, u shpreh Mustafa.

Ai shtoi se nuk do t’i përkrahin aktet që kjo Qeveri do t’i sjellë në Kuvend.

“LDK-ja do të kundërshtojë me argumente dhe me votë. Me asnjë mjet të dhunës LDK nuk do të kundërshtojë në Kuvend”, tha Mustafa

Mustafa shoti se do të jenë të kujdesshëm në vendimet e mëdha që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, transformimin e FSK-së dhe dialogun me Serbinë. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply