Mustafa Nano: Të jesh shqiptar është një fatalitet, jemi qenie të prapambetura




Nëntitulli i librit më të fundit të Mustafa Nanos, “Sandwich”, është: A është mirë me qenë shqiptarë? Provokimi i kësaj pyetje ndezi një debat mbi identitetin shqiptar, origjinën e heroit kombëtar Skënderbeut dhe islamizmin e shqiptarëve që dominon prej tashmë dy muajsh në opinionin publik.

 

“Të jesh shqiptar është fatalitet, siç është edhe të jesh anglez, serb, gjerman. Është një gjë që nuk është zgjedhja jonë, siç nuk është zgjedhja jonë të jemi burra apo gra. Me pyetjen në libër kam dashur të paralajmëroj lexuesin që unë bëj një portret shqiptari”, thotë Nano, duke shtuar se ky portret ka anët e veta të mira dhe të këqija.

Por, kur pyetet për peshimin e këtyre anëve të kundërta, ai thotë: “Unë jam shqiptar 24 karat dhe e gjej veten edhe tek veset edhe tek virtytet. Shqiptari është një qenie kulturalisht e prapambetur. Edhe më e prapambetur edhe se fqinjët, se serbët dhe grekët. Kjo shpjegohet me rrethana historike. Është një qenie e prapambetur”, thotë ai në emisionin “Studio e Hapur” në News24.




Be the first to comment

Leave a Reply