MPJ: Nuk kemi informacione për të lënduar nga Maqedonia në vërshimet në SHBA




MPJ e Maqedonisë ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë të prekur nga vështrimet katastrofale në Houston dhe rrethinë nga uragani “Harvy”.

Ata thonë se Ambasada e Maqedonisë në SHBA është në kontakt me organet zyrtare, përgjegjës për menaxhim me katastrofat natyrore, për çdo informacion të ri.

MPJ ju bën thirrje gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht janë të prekur nga vërshimet, të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë në SHBA në kontaktet: 00 1 202 390 7418, 00 1 202 667 0501.




Be the first to comment

Leave a Reply